• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Presidenti Duka, në Asamblenë Zgjedhore të FIGC

03/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, mori pjesë sot në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), ku Gabriele Gravina u rizgjodh si president për një tjetër mandat.

Gabriele Gravina ishte kandidati i vetëm në këtë proces zgjedhor. Presidenti Gravina konfirmoi edhe këtë herë besimin e komunitetit italian të futbollit tek ai, i cili ka udhëhequr federatën me sukses dhe ka sjellë zhvillime të rëndësishme në futbollin italian.

Gjatë qëndrimit në Itali, Presidenti i FSHF-së uroi personalisht homologun Gravina për rizgjedhjen në krye të Federatës Italiane, duke e vlerësuar për punën dhe angazhimin e tij për zhvillimin e futbollit italian në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Presidenti Duka vlerësoi gjithashtu marrëdhëniet shumë të mira mes dy federatave ndërsa uroi që ky bashkëpunim të vazhdojë në projekte dhe iniciativa të përbashkëta.

“Kënaqësi të isha i ftuar sot në Asamblenë e FIGC së bashku me Presidentin e UEFA-s, Ceferin & Presidentin e FIFA-s, Infantino. E urova Presidentin Gabriele Gravina për rizgjedhjen në krye të Federatës Italiane të Futbollit! Do të vijojmë bashkëpunimin e ngushtë me FIGC për të forcuar edhe më tej marrëdhëniet mes dy federatave dhe për të kontribuar në zhvillimin e futbollit. Urime dhe suksese në këtë mandat të ri!”, – shkruan Presidenti Duka në një status të publikuar në rrjetet sociale.

Next Post

Mbappe për Dembele: Ka ndryshuar, është më i qetë para portës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.