• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Presidenti i Bajerni i premton kundërshtarit: Nëse mposhtni Dortmundin, do të keni një tren me birra

16/05/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Gara në Bundesligën gjermane po shkon drejt fundit dhe diferenca prej vetëm 1 pike mes Bajernit kryesues dhe Dortmundit në pozitën e ndjekësit ka bërë që Presidenti i bavarezëve të shfaqet në një version si kurrë më parë.hainer

Herber Hainer u ka premtuar tifozëve të Augsburgut, këta të fundit do të duelojnë me verdhezinjtë në vigjilje të javës së 33-të: “Nëse Augsburgu fiton në duelin me ndjekësit tanë, atëherë u premtoj publikisht tren me birra falas. Besojë te forca dhe karakteri i vendësve. Të shpresojmë që gjithçka të përfundojë në këtë mënyrë, pasi birra nuk do të shpërthente vetëm në festën tonë”, ishin frazat surprizuese e 68-vjeçarit për “t-online”. Është fakt se rekordmenët gjermanë kurrë në dekadën e fundit nuk janë ndier kaq të rrezikuar në sigurimin e kampionatit, sa kompeticioni në fjalë të marrë nota jetike rreth shpëtimit të sezonit.

Nëse Rojs me shokë bien në transfertën e “WWK Arena” dhe lideri në ligë ia del në shtëpi karshi Lajpcigut, titulli mbetet sërish në Mynih për të 11-ën herë radhazi. Pikësëpari bavarezët duhet të kryejnë detyrën ndaj “demave” të shtunën, pasi Dortmundi inkuadrohet në fushë një ditë më pas. Nëse dëshira e Hainerit nuk plotësohet dhe të dyja ekipet i sigurojnë tri pikët, suksesi në udhëtimin e Këlnit do të jetë finalja e fundit.


Next Post

Statistikat e Inter-Milan/ “Djalli” synon tabunë, zikaltrit… finalen

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.