Thursday, 5. March 2026
Sport

Presidenti i Bayernit: Duhet pak fat për fituar Champions League

GS 11/06/2023 1 Min. Lesezeit

Teksa shiheshin si një ndër pretendentët për fitimin e trofeut të UEFA Champions League, pasi eleminuan në raundin e 1/16-ve francezët e PSG, “bavarezët” e Bayern Munih u mundën në çerek-finalet e kompeticionit nga “qytetarët” e Manchester City, që ditën e djeshme arritën të çojnë misionin e tyre deri në fund, teksa arritën fitimin e trofeut.

Për ecurinë e “bavarezëve” në Champions foli dhe Presidenti i klubit, Herbert Hainer, i cili në një intervistë të zhvilluar me prestigjiozen gjermane “Bild” tha se duhet të kesh fat për të fituar Ligën e Kampionëve.

“Duhet pak fat për të fituar Champions League.

Kishim një grup shumë të vështirë, nuk ishte e lehtë ta kalonim.

Si rezultat, ne humbëm nga fituesi aktual dhe do të kishim luajtur me Real Madrid në gjysmëfinale”,- u shpreh Presidenti i “të kuqve” të Mynihut.

Teilen: