• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Presidenti i Bayernit i kënaqur me trajnerin Kompany

13/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Herbert Hainer, presidenti i Bayern Munich, në një intervistë për mediat ka folur për situatën aktuale të ekipit nën drejtimin e Vincent Kompany: “Skuadra jonë po na jep gëzim të madh dhe Vincent Kompany po bën një punë të shkëlqyer.

Ne kemi luajtur një futboll emocionues që nga fillimi i sezonit dhe i kemi fituar të gjitha pesë ndeshjet e fundit pa pësuar gol. Kjo tregon se Vincent po zhvillon vazhdimisht ekipin tonë.

Në Bundesligë jemi në krye të renditjes pas 10 ndeshjeve, pesë pikë përpara vendit të dytë. Në Champions League jemi në rrugën e duhur pas fitores 1-0 ndaj Benficës dhe po ashtu edhe në Kupë.

Le të shpresojmë që gjërat të vazhdojnë kështu pas pushimit ndërkombëtar”.

Ai ka vlerësuar edhe punën e stafit drejtues, që kanë krijuar një ekip pretendent.

“Ne kemi besim se Jan-Christian Dreesen është personi i duhur për të përballuar sfidat përpara së bashku me kolegët e tij të bordit, për të arritur qëllimet ambicioze të Bayernit”, tha presidenti Hainer.

 

Next Post

Messi dhe Ronaldo përballen në një tjetër fushë jashtë futbollit, kush po triumfon?

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.