Thursday, 17. September 2026
Futboll

Presidenti i Brazilit mesazh Ancelotti: I kam thënë të grumbullojë më shumë lojtarë që luajnë në kampionatin vendës

GS 17/09/2026 2 Min. Lesezeit

Presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva ka sugjeruar që Carlo Ancelotti t’u japë më shumë mundësi në kombëtare lojtarëve nga kampionati vendas. “Pak kohë më parë i dhashë një këshillë Ancelotti dhe tani ai ka grumbulluar disa lojtarë që luajnë në Brazil për ndeshjet miqësore kundër Australisë. Kjo është një shenjë e mirë,” vuri në dukje Lula.

Po të isha në vendin e tij, do të zgjidhja 22 lojtarët më të mirë për çdo pozicion nga kampionati brazilian dhe do t’i sillja në kombëtare për dritaren e ardhshme të ndeshjeve ndërkombëtare të FIFA-s,” shtoi kreu i shtetit, duke vënë në dyshim preferencën e kahershme në Seleção për lojtarët që luajnë jashtë vendit.

Grumbullohen vetëm sportistë që luajnë jashtë shtetit, madje edhe ata që janë në ekipe të kategorisë së dytë. Ka lojtarë që qëndrojnë në stol në Evropë, por sërish zgjidhen për kombëtaren,” theksoi Lula.

Fillimisht, Ancelotti kishte përfshirë dhjetë lojtarë nga klubet braziliane në skuadrën për ndeshjet e ardhshme miqësore, ndërsa dje e rriti këtë numër në njëmbëdhjetë duke grumbulluar mesfushorin e Fluminenses, Matheus Martinelli, për të zëvendësuar të dëmtuarin João Pedro.

Teilen: