Sunday, 17. May 2026
Sport

Presidenti i Dritës ia “rekomandon” Kosovës dy lojtarë

GS 07/09/2024 1 Min. Lesezeit

Kosova mbrëmë u mposhtë thellë në “Fadil Vokrri” nga Rumania.

Ndeshja përfundoi 3-0 në të mirë të mysafirëve.

Pas ndeshjes, reagoi edhe presidenti i Dritës, Valon Murseli.

Murseli përmes një postimi në “Facebook”, ia rekomandoi Kosovës dy lojtarë të tij, Rron Brojën dhe Albert Dabiqajn.

Rron Broja ka luajtur edhe më herët me kombëtaren e Kosovës, por jo në ndeshje zyrtare.

Teilen: