Tuesday, 17. March 2026
Sport

Presidenti i Federatës ruse e shtyn dhe e quan tradhtar mundësin që përfaqëson Shqipërinë (VIDEO)

GS 10/04/2025 1 Min. Lesezeit

Presidenti i Federatës ruse të Mundjes njëherësh zëvendëspresident i Federatës Botërore të këtij sporti, Mikhail Mamiashvili, ka shkaktuar skandal gjatë dorëzimit të medaljeve në Kampionatin Evropian të zhvilluar në Bratislavë të Sllovakisë.

Teksa i dorëzoi medaljen e artë mundësit shqiptar të natyralizuar, Chermen Valiev, ai bëri gjest skandaloz, sipas Komitetit Olimpik Shqiptar.

Mamiashvili fillimisht ushtron forcë teksa i vendos në qafë medaljen Valievit dhe më pas e shtyn me duar. Dëgjohet edhe duke i thënë “tradhtar”, pasi ka zgjedhur ta përfaqësojë Shqipërinë.

Teilen: