E gjithë bota e futbollit është me sytë në “San Siro” ku nesër do të luhet Inter-Barcelona. Nga ky takim do të vendosë një prej finalistëve të Champions.
Presidenti i FIFA-s u pyet dje për të preferuarin e tij. Xhani Infantino ndodhej në Majemi për Çmimin e Madh të Majemit në Formula 1.
“Të gjithë e dinë se jam një tifoz i Interit”, u shpreh Infantino. Presidenti i FIFA-s e ka zbuluar vite më parë se mbështet zikaltrit.
Kjo deklaratë ndërkohë nuk është pritur aspak mirë nga tifozët e Barcelonës. Sfida e parë në Champions kujtojmë se u mbyll me barazim 3-3.
PANORAMASPORT.AL