• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, October 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Presidenti i FIFA-s uron Partizanin për titullin kampion

21/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka dërguar një letër urimi për ekipin kampion të Shqipërisë, Partizanin. Kreu i qeverisë Botërore të Futbollit ia ka adresuar letrën Presidentit të FSHF dhe klubit të kuq.

Në urimin e tij Infantino thekson se titulli për Partizanin vjen si rezultat i punës së palodhur, pasionit dhe përkushtimit të të gjithë ekipit. Gjithashtu ai falënderon edhe Presidentin Duka dhe FSHF-në për kontributin e dhënë në zhvillimin e futbollit në vend.

“Me shumë kënaqësi uroj FK Partizani për kurorëzimin si kampion i Shqipërisë për edicionin 2022/23.

Ky titull nuk mund të arrihej pa punën e palodhur, pasionin dhe përkushtimin e të gjithë ekipit dhe çdokush në klub duhet të ndihet shumë krenar. Lutem, dërgoni urimet e mia çdokujt që ka qenë i përfshirë në këtë arritje të madhe.

Në emër të të gjithë komunitetit të futbollit, gjej rastin t’ju falënderoj juve dhe Federatën tuaj për kontributin tuaj në zhvillimin dhe prosperitetin e futbollit në Shqipëri dhe Europë”, uron Gianni Infantino.

Next Post

Trajneri i Dritës komenton shortin: Kemi një kundërshtar të vështirë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.