• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, October 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Presidenti i FSHF-së beson në fitore ndaj Serbisë

08/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, ka besim se Shqipëria mund t’i fitoj pikët e plota kundër Serbisë në Leksovc. Në kanalin “FSHF TV”, Duka, ka theksuar se pret nga lojtarët të jenë të qetë dhe të përqendruar vetëm në fushën e lojës. Deklaratat e Dukës janë publikuar të mërkurën në sajtin e FSHF-së.

Ndeshja Serbi – Shqipëri luhet të shtunën nga ora 20:45 në Leskovc. I takon kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

“Ndeshje shumë e rëndësishme në këndvështrimin sportiv, nuk mund ta lëmë mënjanë që ka edhe ngarkesë në atmosferë. Dje ne kemi pasur një takim me ekipin dhe ajo që i kemi kërkuar ekipit, dhe kemi besim te ekipi, është që të ketë një përqendrim dhe qetësi sportive. Është shumë e rëndësishme sepse të dyja skuadrat presin tre pikë nga kjo ndeshje për të vazhduar rrugëtimin për plejof. Ta vazhdojë udhëtimin ajo skuadër që të jetë më e qetë, që di ta vlerësojë sportivisht ngjarjen dhe mos ta ngatërrojë me ngarkesa të tjera që janë të pashmangshme në fakt. Unë uroj që Serbia ta ketë këtë ngarkesë akoma më shumë se ne. Kam shumë besim te ekipi jonë”, ka thënë Duka. 

Duka ka theksuar se, Serbia si ekip nuk është cilësore. Sipas tij, Serbia ka vetëm disa futbollistë cilësorë. 

“Ne kemi një ekip të mirë dhe që di të përballet me çdo lloj kundërshtari. Kam shumë besim që mund të bëjmë një rezultat pozitiv në Serbi, duke pasur parasysh vështirësinë e madhe dhe cilësinë që kanë kryesisht futbollistët serbë, jo skuadra serbe”, është shprehur Duka.

Next Post

Ronaldo i thotë jo Georgina-s: Familja më thotë të ndalem, por unë bëj akoma gjëra të mira

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.