Presidenti i Interit, Zhuzepe Marota, ka qenë prezent në një event të zhvilluar në Milano dhe sigurisht që ka thënë disa batuta në lidhje me emocionet e mëdha të ndeshjeve kaq të rëndësishme si ajo kundër Barcelonës.
“Unë kam pasur fatin që të zgjidhja të bëhesha edhe menaxher i lojtarëve. Por nuk do të kisha të njëjtin emocion dhe të njëjtën adrenalinë si drejtues i një klubi. Emocionet nuk zhduken me kohën dhe eksperiencën. Jam i lumtur që vuaj për këtë pjesë”, ka thënë mes të tjerash numri një i klubit zikaltër.
Në eventin që lidhej me ekonominë dhe sportin ishte prezent edhe Kielini.
“Është një njeri që ka përcjellë gjithmonë vlerat humane dhe sportive. Një personazh që e ka dashur këtë sport dhe që gjithmonë ka punuar për të arritur ëndrrat”, ka thënë Marota.
PANORAMASPORT.AL