Presidenti i Komitetit Olimpik të Evropës (EOC), Spyros Capralos do të vizitojë për herë të parë Kosovën.
I pari i lëvizjes olimpike në Evropë shoqërohet nga sekretari i përgjithshëm, Raffaelo Pagnozi.
Lajmi konfirmohet nga Komiteti Olimpik i Kosovës, shkruan lajmi.net.
Capralos nesër (e hënë) do të ketë takim me kryeministrin Kurti dhe ministrin Çeku, para se të mbajnë konferencë për media në KOK (15:30). /Lajmi.net/