• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Presidenti i La Liga, Havier Tebas: Nuk harxhojmë 8 mln euro për një gol fantazmë

25/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Debati për mungesën e “goal linë technology” (kamera mbi vijën e portës, ose “syri i fajkoit”) në La Liga është bërë serioz. Veçanërisht pas asaj çfarë ndodhi në Madrid në Klasiken e së dielës, ku Lamine Jamal shënoi një gol fantazmë, që pas rishikimit me VAR nuk u cilësua gol.

GL8DX7KXEAEH1P6

Polemikat plasën dhe në qendër të kritikave ishte dhe presidenti i Ligës spanjolle, Havier Tebas. “Për tetë milionë euro jemi bërë për turp”, shkruanin mediat spanjolle. Por nuk ka vonuar reagimi i presidentit të La Ligës, që nuk ndryshon mendim për futjen ose jo të “syrit të fajkoit” në kampionatin spanjoll. “Nuk është një teknologji e përsosur dhe kjo është arsyeja e parë. Por nuk është vetëm kjo.

Gjatë gjithë sezonit, gola të tillë fantazmë ndodhin tre ose katër herë dhe nëse shton se nuk është perfekt, vlera është shumë e lartë për përdorimin që i është dhënë. Të hedhësh 8 milionë euro për hiçgjë më duket një shpenzim jo i zgjuar”, deklaroi ai.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Kjo do të jetë kundërshtarja e Distria Krasniqit në finalen e Kampionatit Europian për Senior në Kroaci

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.