Në klubin Llapi nuk kanë pritur mirë barazimin ndaj Dukagjinit, në ndeshjen që u mbyll 1-1.
Llapi ishte në epërsi me golin e Leotrim Bekteshit, por në pjesën e dytë klinasit arritën të barazonin me Ardin Dallkun.
Është kryetari i Llapit, Beqir Batatina që ka akuzuar rëndë FFK-në pas ndeshjes.
“Turp ju qoftë…
Është mirë me na tregu cilën skuadër doni ta bëni kampion.
A ka drejtësi oj FFK?”, shkruan Batatina në Facebook