• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Presidenti i Milan, Cardinale: Dua të bëhem si Berlusconi

15/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Klubi i Milan u përfshi vitet e fundit nga ndryshime të shumta në menaxhim. Megjithatë, kuqezinjtë duket se kanë gjetur qëndrueshmërinë me presidentin e ri, Gerry Cardinale. Biznesmeni amerikan duket se i ka idetë e qarta dhe në një intervistë të fundit shprehet se shembulli i tij është Silvio Berlusconi që arriti suksese të jashtëzakonshme me Milanin.

“Mendoj se Milan është ndër katër apo pesë klubet më të rëndësishme në Europë. Ende nuk kam arritur asgjë me Milanin, jam me “këmbë në tokë”. Për mua kjo është merkato e parë në të cilën kam pasur ndikim, po ashtu është diskutuar edhe për stadiumin dhe tani do të nisim të aplikojmë projektin për të forcuar edhe më shum markën “Milan” në botë.

Ka pasur nga ata që mendonin se nuk do të investoja te Milani, por nuk mund të investohet menjëherë miliarda. Është një projekt afatgjatë, dua të fitoj. Por, nuk dua të fitoj një herë të vetme, dua të fitoj për shumë kohë. Dua të jem një Berlusconi i dytë dhe të kem atë ndikim në futboll. Kemi nisur një fazë të re në të cilën kërkojmë të jemi numri një, por kjo nuk mund të bëhet pa disa ndryshime”, u shpreh Cardinale./ h.ll/abcnews.al

Next Post

Bellingham e bindi të shkonte në La Liga

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.