Sunday, 26. April 2026
Sport

Presidenti i Milanit nuk fshihet

GS 01/06/2024 1 Min. Lesezeit

Presidenti i Milanit, Paolo Skaroni ka folur për merkaton kuqezi si dhe për shkarkimin e Stefano Piolit.

“Leao? Nëse na ofrojnë 150 milionë euro, portugezi të paketojë valixhet. Unë jam shumë i guximshëm dhe tani prioriteti është qendërsulmuesi. 

Gjatë sezonit gjithmonë kam thënë që Pioli po bënte mirë dhe e them edhe tani.

Duhet të kujtojmë se çfarë bëri Stefano për ne, ai na ktheu gëzimin e fitimit të një kampionati dhe për të luajtur një gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve.

Ne i jemi shumë mirënjohës trajnerit, por mbi të gjitha personit që është Stefano Pioli”, përfundoi Skaroni.

Teilen: