• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Presidenti i PSG-së po e ndihmon Sheikun Jassim për ta blerë Unitedin

10/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi raportohet se është njeriu kyç që është duke i ndihmuar pjesëtarit të oborrit mbretëror të Katarit, Sheikut Jassim për ta blerë Manchester United

Al-Khelaifi, shefi i fondit sovran dhe pasurisë si dhe pronar i PSG-së, është duke e këshilluar Sheik Jassimin për ofertën për ta blerë United, raporton The Athletic. Ai është kontaktuar nga familja Glazer, pronarët e tanishëm të United, ku i është kërkuar që oborratari i familjes mbretërore të Katarit ta rrisë ofertën.

Megjithatë, involvimi i Al-Khelaifit ka shkaktuar shqetësim tek klubet e tjera të Premier Ligës pasi që pronarët e tjerë dyshojnë që United mund të bëhet një tjetër klub anglez që kalon në pronësi nga një shtet i Lindjes së Mesme. Ofertuesi i Katarit ka bërë që në Mbretërinë e bashkuar të bëhet thirrje që autoritet ta hetojnë këtë blerje.

Fondacioni “Nine Two” i Sheikut Jassim janë në një garë kokë me kokë me miliarderin britanik, Sir Jim Ratcliffe për ta blerë klubin e Premier Ligës. Grupi që udhëhiqet nga Ratcliffe është duke prirë me ofertën e tyre, por Sheiku Jassim thuhet se ka bërë ofertën e pestë dhe të fundit në mënyrë që ta marrë avantazhin dhe ta blejë atë.

Oferta e Katarit do të bënte që Sheiku Jassim ta blejë tërë klubin nga Glazers dhe aksionarët e tjerë të vegjël, duke e regjistruar atë në bursën e New Yorkut si klub në pronësi private. Kushtet e Ratcliffe, në anën tjetër, bën që Glazers të qëndrojnë si aksionarë të vegjël në klub para se ata të largohen tërësisht nga klubi duke i shitur aksionet bashkë me pronarët e tjerë të vegjël.

Procesi do të vazhdojë derisa të zgjidhet njëri në mes të Ratcliffe apo Sheik Jassim e ku njëri nga ata do të jenë pronar të rinj të United. 

Next Post

Man City – Inter, dita e finales së madhe të Ligës së Kampionëve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.