Presidenti i Rapid Bukureshtit, Daniel Niculae shprehet shumë i lumtur me transferimin e sulmuesit kosovar, Albion Rrahmani.
Sulmuesi 22 vjeçar, Albion Rrahmani u transferua tek Rapid Bukureshti para pak ditësh për shifrën e 600 mijë eurove, ku edhe u bë transferimi më i shtrenjë në histori të Superligës së Kosovës.
Daniel Niculae thotë se Rrahmani ishte synimi i tyre në këtë afat kalimtar.
“Albion Rrahmani ishte një nga lojtarët që synuam në këtë merkato”, tha fillimisht Daniel Niculae, presidenti i Rapid Bukureshtit për ‘GazetaBlic Sport’.
Më pas ai lavdëroi futbollistin kosovar, teksa tha se shpreson se ai do t’i ndihmojë ekipit të tyre në objektikat që kanë.
“Ai është një sulmues shumë i mirë, me shumë kualitet dhe ne shpresojmë që ai ta ndihmojë klubin në të gjitha objektivat që kemi”, përfundoi Niculae.
Albion Rrahmani ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me klubin rumun. Skuadra e Rapid Bukureshtit sot luan ndeshjen ndaj Petrolul nga ora 20:30, teksa mbetet të shihet nëse trajneri do ta aktivizojë futbollistin kosovar.
/GazetaBlic Sport