• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Presidenti i UEFA-s mbërrin në Tiranë, nesër vendoset për finalen e Championsit

10/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s ka sjellë në Tiranë drejtuesit më të lartë të futbollit europian.

Pasditen e kësaj të mërkure, në aeroportin e Rinasit mbërriti edhe Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, i cili u prit nga Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka.

“Sot pata kënaqësinë të pres në Tiranë mikun tim, Presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin, i cili mbërriti në Tiranë me rastin e mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri.

Shqipëria pret nesër për herë të parë mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, i cili do të diskutojë dhe marrë disa vendime të rëndësishme për futbollin në kontinent, mes të cilave edhe vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampioneve në vitin 2027.

Një moment historik për futbollin shqiptar dhe një tjetër dëshmi e vlerësimit të UEFA-s ndaj vendit tonë.

Mirë se erdhe në Tiranë, z. Ceferin!”, shkruan presidenti Duka në statusin e shpërndarë në rrjetet e tij sociale.

Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s do të zhvillohet nesër, duke nisur nga ora 14:00 deri në 17:00.

Përpara kësaj mbledhjeje, presidenti Ceferin, kreu i FSHF-së, Duka, dhe anëtarët e tjerë të Komitetit Ekzekutiv, së bashku me përfaqësues të federatave europiane, do të marrin pjesë në festivalin e futbollit për fëmijë që do të organizohet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Ky event i rëndësishëm konfirmon edhe një herë rolin e FSHF-së si mikpritëse e ngjarjeve madhore të futbollit europian.

Next Post

Fitore me… penallti nëpër këmbë/ Sylvinho: Rëndësi ka që jemi në garë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.