• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Presidenti Perez, i mrekulluar: Ky Real ka kaluar çdo limit

13/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, foli nga zyrat e qeverisë së rajonit të Madridit duke falënderuar presidentet e këtij rajoni Isabel Díaz Ajuso për mikpritjen dhe lojtarët për përpjekjen e bërë për të shënuar një nga sezonet më të mira në historinë e klubit të bardhë. Presidenti nuk e fshehu admirimin e tij për një skuadër që sipas tij ka kapërcyer të gjitha pengesat dhe që tashmë ëndërron “Decimoquinta” (Champions-i i 15-të).

perez

“Ne do të japim shpirtin tonë për ta rikthyer këtu” tha presidenti, i cili i dha presidentes së Komunitetit të Madridit një kopje të kupës së La Liga-s, një fanellë të firmosur nga e gjithë skuadra dhe një fanellë tjetër me emrin e saj në anën e pasme.

“Dua të falënderoj kryetaren e Komunitetit që na priti me kaq shumë dashuri. Këtu është La Liga numër 36, një trofe shumë i veçantë. Ne kemi arritur gjithçka me mund. Këto 122 vite kemi arritur çdo sukses me përulësi, respekt, solidaritet dhe lojë të ndershme. Ky sezon ka qenë i veçantë për shumë arsye, në radhë të parë për mungesat e shumta. Por kjo skuadër është ngritur mbi më të keqen e futbollit, që janë dëmtimet dhe në fund ia ka dalë të triumfojë. Këtu janë Militao, Kurtua dhe Alaba, të cilët kanë qenë shembull përmirësimi. Ky ekip ka kapërcyer një situatë që dukej e pakthyeshme”, tha Perez.

KRENARIA – “Jam i bindur se vuajtjet e skuadrës kanë qenë arsye për përmirësim dhe krenari. Kjo skuadër është e uritur për triumfe dhe fitore pavarësisht gjithçkaje që ka fituar”, vazhdoi duke thënë Florentino Perez, i cili gjithashtu kishte një fjalë dashurie për trajnerin Karlo Ançeloti.

“Ai është tashmë një nga trajnerët e mëdhenj në të gjithë historinë e klubit”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Xhakli zbulon objektivat kryesore si trajner i Kosovës në boks

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.