Reali dhe Barcelona vazhdojnë të mbajnë ritmin e njëra-tjetrës, por dy ekipet vazhdojnë të mendojnë për “Klasiken” e 28 tetorit, ku po bëjnë llogari dhe me mungesat. Realit ka praktikisht mbrojtjen jashtë dhe tashmë rrezikon të humbasë dhe Rydigerin.
Mbrojtësi gjerman është vetëm një karton nga pezullimi dhe përpara se Reali t’i bëjë vizitë Barcelonës në “Park Montjuiç”, madrilenët do të përballen me Seviljen. Në rast se Rydiger do të ndëshkohet me të verdhë, ai do të mungojë në “El Clasico”. Kujtojmë se Realit do t’i mungojnë Naço (i pezulluar) dhe Militao (i dëmtuar).
Ndërkaq, klubi i Realit të Madridit ka njoftuar me një komunikatë për mediat se presidenti Florentino Perez ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
PANOPRAMASPORT.AL