• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Presidenti vlerëson Julianin, por i “shkul veshin” trajnerit. Hënes: Nagelsman ideali për “pancerat”, Tuheli të piqet

13/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Uli Hënes është i njo hur gjerësisht si per sonazhi që flet pa “dorashka”, pavarësisht rrethanave dhe kujt i adresohet. I radhës në këtë trajtë të 71- vjeçarit gjerman kanë qenë Julian Nagelsmani, i cili për ironi të fatit është vlerësuar, ndryshe nga sa u gjykuar prej Hënesit pak javë më parë.

henes

Kritikat i janë “faturuar” trajnerit aktual të Bajernit, Tomas Tuhel, me frazën se ai u ka dhënë mundësi mediave nëpërmjet deklaratave të papjekura, që sjellin përçarje në Mynih.

ENERGJIA E NAGELSMANIT-

”Julianin e shikoj si personin e duhur për ta ngritur sërish kombëtaren në arenën europiane. Ai është i ri, plot energji dhe ka sjellë frymë pozitive në grup, faktorë tejet i rëndësishëm në ndryshimin e trendit në rezultate e lojë. Përfaqësuesja ka nevojë për optimizëm, shpirt të lartë gare, e cila gjen qasje në repertorin dhe motivimin e Nagelsmanit. Në kontingjentin e tyre kemi ndërthurje mes eksperiencës dhe talentit. Mjafton t’i referohemi ftesës së Mats Humels në prapavijë. Komponent tejet jetësor, pasi përvoja e 34-vjeçarit jo vetëm prezanton siguri, por ndihmon edhe lojtarët e tjerë përreth tij. Defektet në pozicione të caktuara mund të jene ende prezente, ama nëse funksionojnë si një trup i vetëm, ato kthehen në të papërfillshme. I bindur se më të do të zhvillojmë paraqitje dinjitoze si organizatorë dhe po ashtu shtoi se lojtarët e Bajernit nuk kanë asnjë arsyeje për të mbajtur qëndrim kundrejt Julianit. Mesa di unë palët gëzojnë raporte pozitive dhe respekt reciprok”, tha besimplotë Presidenti i Nderit te Bajern Mynih, Uli Hënes. Detaje interesante rreth këtyre frazave është se para pak javësh, Hënes e konsideroi si tepër të ri dhe pa përvojë Nagelsmanin të merrte “timonin” e Gjermanisë, por tashmë e ka hedhur pas krahëve paragjykimin fillestar.

“GAFAT” E TUHELIT-

”I kam dëgjuar deklaratat e trajnerit tonë, Tomas Tuhel, se kemi skuadër jo të plotë në reparte të caktuar, por nga krahu tjetër thuajse të gjithë futbollistë tanë janë inkuadruar me përfaqësueset e tyre, dëshmi se çfarë potenciali kemi në organikë. Debatet publike për ekipin janë një festë në media, veçanërisht tabloidët, duke përfshirë edhe prononcimet jo të mençura nga trajneri ynë. Nëse vërtet mbetet domosdoshmëri, përforcimet do të vijnë në merkaton e ardhshme. Qëllim i bordit dhe çdo anëtari korrespondon me politikat e shëndosha në favor të klubit për periudha afatgjata. Kemi të paktën 30 vjet që mbajmë një linjë fantastike në spektrin e menaxhimit dhe do të vijojmë me të njëjtin intensitet”, pohoi me tone të qarta Uli.

RASTI “BOATENG”-

”Ne dëshironim t’i jepnim një shans Boatengut, sikurse trajnerit mes opsionesh në mbrojte, e ku mund të quhet edhe si detyrim nga ana e klubit kundrejt lojtarit. Megjithatë, e kaluara e tij ishte goxha e ngarkuar dhe në fund ramë dakord që të hiqnim dore. Zherong mund të inkuadrohej me ne vetëm në Kupë dhe Bundesligë, por jo në Champions. Kësisoj, deri në merkaton e dimrit i binte që ai do të inkuadrohej e shumat në 10 takime, pra nuk është se do të bënte ndonjë diferencë të madhe apo e shtrirë në kohë”, përfundoje Uli Hënes në median e “RTL/ntv”.

Përgatiti: SAIMIR MBËRSI -PANORAMASPORT.AL

Next Post

FFK merr vendim për të gjithë tifozët që kanë blerë biletat për ndeshjen Kosovë – Izrael

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.