Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka përcjellë urimet për shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe 114-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Në mesazhin e saj, Shiroka-Pula e ka cilësuar këtë datë si një ditë të veçantë, kur historia, krenaria dhe identiteti kombëtar marrin kuptim të veçantë.
Ajo ka rikujtuar aktin historik të 28 nëntorit 1912 në Vlorë, kur Ismail Qemali ngriti flamurin kuqezi dhe shpalli Shqipërinë të lirë e të pavarur, duke vlerësuar sakrificën e brezave për lirinë e atdheut.
Presidentja thekson se flamuri kombëtar mbetet simbol bashkimi për shqiptarët kudo që jetojnë, përtej kufijve shtetërorë.
“Më 1912, në Vlorë, Ismail Qemali ngriti flamurin kuq e zi dhe shpalli Shqipërinë të lirë e të pavarur. Një akt historik që kurorëzoi përpjekjet dhe sakrificën e brezave që luftuan për lirinë e atdheut. Sot, flamuri me shqiponjën dykrenare valëvitet me krenari kudo ku jetojnë shqiptarët. Ai na bashkon përtej kufijve shtetërorë dhe na kujton rrënjët, gjuhën, historinë dhe identitetin që na lidh përgjithmonë”, ka shkruar Shiroka-Pula.
/rtsh.al/