• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Presidentja Osmani në ceremoninë hapëse të Olimpiadës

24/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike “Paris 2024”.

Ceremonia hapëse do të mbahet të premten. Presidenca ka njoftuar se Osmani do të jetë në Paris me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron dhe presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Presidentit të Republikës Emmanuel Macron dhe të Presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, ka udhëtuar për në Paris për të marrë pjesë krahas liderëve të shumtë botërorë, në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Paris 2024, dhe për t’i mbështetur 9 sportistët që do ta përfaqësojnë Kosovën në këto Lojëra. Me këtë rast, presidentja Osmani ka potencuar se për Kosovën, pjesëmarrja në Lojëra Olimpike paraqet kulmin e punës së palodhur, përkushtimit dhe vendosmërisë së sportistëve tanë”, thuhet nga Presidenca.

Në kuadër të vizitës në Paris, presidentja Osmani do të marrë pjesë në Samitin “Sporti për zhvillim të qëndrueshëm”, i cili organizohet nga presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron.

Next Post

Kepa dëshiron të kthehet në Real Madrid

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.