• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Prezantimi mbretëror i Mbappes te Reali

16/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Superylli Kylian Mbappe është prezantuar të martën si lojtar i Real Madridit.

Prezantimi i tij në stadiumin “Santiago Bernabeu” ishte përallor pasi ishin mbi 80 mijë shikues të pranishëm në tribuna.


Reklamë

Reklamë

Reklamë

ADVERTISEMENT

Prezantimin e sulmuesit francez, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez e ka quajtur ngjarje historike duke thënë se çdo herë që prezanton një lojtar që do të bartë fanellën e klubit është moment krenarie dhe festë e vërtetë.

Para se të bëhej prezantimi në stadium, Mbappe ka kryer procedurat tjera, ku para firmosje së kontratës i ka kaluar me sukses kontrollimet mjekësore.

Ai me Realin ka firmosur kontratë deri në vitin 2029, ndërsa do ta bartë fanellën me numrin 9.

Gjatë daljes së Mbappes në skenë, publiku madrilen ka shpërthyer në brohoritje, ndërsa 25-vjeçar i është drejtuar me fjalët se ndihet krenar që do të jetë pjesë e klubit mbretëror.

“Kam ëndërruar të luaj për Real Madridin dhe kjo është më është bërë realitet. Jam shumë i lumtur për këtë dhe falënderoj presidentin Florentino Perez që ka besuar në mua prej ditës së parë. Jam krenar që jam lojtar i klubit më të mirë në histori të futbollit dhe do të jap gjithçka nga vetja për Real Madridin”, tha Mbappe ndër të tjera.

Mbappe i është bashkuar Realit si lojtar i lirë, pasi javë më parë i ka skaduar kontrata me Paris Saint-Germainin. Me zyrtarizimin e Mbappes, Real Madridi ka nisur një epokë të re “galaktikësh”.

Next Post

Southgate jep dorëheqje nga kombëtarja e Anglisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.