• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Prezantohet Adrien Rabiot: Zgjodha Milanin dhe projektin e Alegrit, lashë Championsin

12/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Adrien Rabiot është prezantuar zyrtarisht si futbollist i ri i Milanit. Mesfushori francez shpjegoi arsyet e rikthimit të tij në Itali dhe zgjedhjen për të veshur fanellën kuqezi, duke lënë pas mundësinë për të luajtur menjëherë në Ligën e Kampioneve.

“Po jetoj një karrierë të shkëlqyer,” – tha Rabiot. – “Kam fituar shumë te PSG, kam luajtur shumë tek Juventusi dhe dua të vazhdoj me të njëjtën uri: për të fituar, për të shënuar, për të asistuar dhe për të ndihmuar lojtarët e rinj. Jam këtu për ta ndihmuar Milanin të rikthehet te sukseset, sepse viti i kaluar ishte një sezon i vështirë. Ky klub duhet të jetë gjithmonë në Ligën e Kampioneve, të luftojë për ‘Scudetton’ dhe për trofe. Unë sjell lidership dhe karakter, ndaj mendoj se zgjedhja për të ardhur te Milani është e duhura.”

Rabiot nuk e fshehu se ka refuzuar ekipe të tjera pjesëmarrëse në Ligën e Kampioneve, për t’iu bashkuar projektit të Milanit:

“Për mua ishte më e rëndësishme të luaja për Milanin sesa për një skuadër tjetër që ndoshta nuk do të kishte ambicie për ta fituar Ligën e Kampioneve. Kam preferuar të jem këtu, të punoj me trajnerin Allegri dhe të ndërtojmë një projekt të fortë. Ky është një investim për të ardhmen: ndoshta jo për të fituar gjithçka menjëherë, por për të synuar diçka të madhe pas një apo dy vitesh. Mund të kisha shkuar diku tjetër për Champions këtë vit, por ishte vizioni i trajnerit që më bindi.”

Francezi theksoi se ambicia e tij është e qartë: të rikthejë Milanin aty ku e ka vendi. “Ky është një klub që duhet të mendojë gjithmonë në madhësi të madhe. Jam këtu për të kontribuar me përvojën, karakterin dhe shpirtin fitues. Shpresoj që të arrijmë shumë gjëra së bashku.”

Next Post

Çmimi i Muajit gusht në Premier League shkon për Arne Slot dhe Jack Grealish

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.