Sunday, 22. March 2026
Sport

Prezantohet talenti shqiptar që çuditi Italinë

GS 05/08/2023 1 Min. Lesezeit

Stiven Shpendi është zyrtarisht futbollist i Empolit! Sulmuesi shqiptar i Shpresave është prezantuar ditën e sotme nga klubi italian që militon në Serinë A.

Shpendi ka kaluar në formë huazimi nga Çezena te Empoli, por me detyrim blerje.

Në këtë mënyrë, 2 vitet e para Shpendi do të jetë si i huazuar dhe vetëm pas 2 vitesh do të konsiderohet si i blerë nga klubi i Empolit.

Shpendi ka shkëlqyer me Çezenën ku me të rinjtë është shpallur edhe golashënuesi më i mirë në kampionat ndërsa me skuadrën e parë ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë 3 asiste në 31 ndeshje.

Te Empoli, Shpendi do të gjejë edhe Ardian Ismajlin, mbrojtësin e Kombëtares.

Teilen: