Elbasani ka prezantuar portierin e ri përmes një postimi në rrjetet sociale.
Bëhet fjalë për gardianin Xhuzepe Agostini.
21 vjeçari vjen si një lojtar i lirë e verdheblutë pasi përfundoi kontratën me Triestinën.
Elbasani i uron mirëseardhjen duke mos zbuluar detaje përsa i përket kontratës se italianit.