Princi William kishte disa fjalë inkurajimi, nëse nuk mund t’i konsiderojmë edhe si këshilla taktike, për trajnerin e Aston Villa-s, Unai Emery. Vigjilja e ndeshjes ku ekipi vendas përmbysi Nottingham Forest për të arritur në finalen e Europa League kishte edhe të tilla momente të veçanta.
Trashëgimtari i fronit siç dihat ushqen edhe pasionin e madh për futbollit pasi është një tifoz i ekipit të Birmingham. Falë golave të Ollie Watkins, John McGinn dhe Emi Buendia, Aston Villa siguroi paraqitjen e parë në një finale evropiane që prej triumfit të Kupës së Evropës të vitit 1982.
Villa tani do të fillojë përgatitjet për përballjen me ekipin e Bundesliga-s, Freiburg, në Stamboll më 20 maj. Aktin e fundit të Europa League 2025-2026 do të keni mundësi ta ndiqni falas edhe në rrjetin e Radio Televizonit Shqiptar.