Tuesday, 27. October 2026
Futboll

Princi William “kurorëzon” Kane, pas “Topit të Artë”: Kapiten i jashtëzakonshëm

GS 27/10/2026 1 Min. Lesezeit

Princi William iu bashkua urimeve të shumta për Harry Kane pas triumfit të sulmuesit të Bayern Munich në garën për “Topin e Artë”, duke e cilësuar atë një “kapiten të jashtëzakonshëm” dhe “futbollist të jashtëzakonshëm”.

Edhe trajneri i Anglisë, gjermani Thomas Tuchel, shprehu entuziazmin për suksesin e kapitenit të “Tre Luanëve”, duke e konsideruar këtë arritje një nder të madh.

Kane u bë lojtari i parë i Bayern Munich që fiton “Topin e Artë” pas Karl-Heinz Rummenigge, i cili e kishte fituar këtë çmim në vitin 1981.

Në ceremoninë e zhvilluar në Londër, vendin e dytë e zuri Kylian Mbappé, sulmuesi i Real Madridit dhe Francës, ndërsa podiumi u plotësua nga Lamine Yamal, talenti i Barcelonës dhe kombëtares spanjolle.

 

Teilen: