Monday, 13. April 2026
Futboll

“Prioriteti i Leaos është “diçka” tjetër përveç futbollit. E ka mendjen te sfilatat e modës dhe te regjistrimi i këngëve”

GS 13/04/2026 1 Min. Lesezeit

Paolo Di Canio vazhdon me kritikat e tij ndaj Rafael Leao, duke argumentuar se lëvizjet e portugezit në fushë nuk janë të përshtatshme për një qendërsulmues dhe këmbëngul se prioriteti i tij nuk është futbolli.

“Po flasim për një lojtar që duhet të bëjë 50 lëvizje për të marrë topin, por nuk bën as gjysmën. Prioriteti i tij është bërë pothuajse diçka tjetër. Me kalimin e viteve, nuk mbaj mend të kem parë kaq shumë video sfilatash mode apo seanca regjistrimi tetë-orëshe me shtëpi diskografike.

Gjithmonë thuhet se duhet të shohim jetën private të lojtarëve, por nëse dikush kalon katër ose pesë orë duke bërë gjëra të tjera, energjia e tij fizike dhe mendore shterohet.

Nuk është si të luash PlayStation për gjysmë ore. Nëse kalon gjashtë ose shtatë orë me një shtëpi diskografike dhe shkon në sfilata mode, si supozohet ta rigjenerosh energjinë mendore për të luajtur në këtë nivel?”, mbyll argumentin e tij, Di Canio për “Sky Sport”.

Teilen: