• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Prishtina 01 fituese e trofeut të Kupës në futsall

24/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Prishtina 01 e ka fituar trofeu ne tretë të Kupës së Kosovës në futsall.

Kryeqytetasit të mërkurën në mbrëmje mposhtën Liqenin në finalen dramatike 3:2.

Finalja u zhvillua në “Pallatin e Sportit” në Prishtinë, ndërsa u vendos pesë sekonda pa u mbyllur i gjithë takimi që shkoi në vazhdime dy herë nga pesë minuta.

Koha e rregullt u mbyll me rezultatin 2:2.

Arif Limani shënoi fillimisht për epërsinë e “bardhekaltërve”, ndërsa Dardan Topilla shënoi nga penalltia për 1:1.

Më pas Fitim Krasniqi e realizoi golin për 2:1, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Golin për 2:2 për Liqenin në pjesën e dytë e realizoi Camilo Sanchez.

Deri në fund të kohës së rregullt nuk pati gola të realizuar dhe ndeshja shkoi në vazhdime dy herë nga pesë minuta.

Pesë sekonda para fundit të vazhdimit të dytë, Yll Mazreku shënoi për Prishtinën 01 nga afërsia për një tjetër triumf të Prishtinës 01.

“Bardhekaltrit” kanë tri trofe të Kupës, ndërsa një herë janë edhe fitues të Superligës së Kosovës në futbollin e sallës.

Prishtina 01 edhe në finalen e vitit të kaluar në Kupën e Kosovës e kishte mposhtur Liqenin.

Prishtinasit e kanë siguruar edhe vendin e parë në Superligë në stinorin e rregullt, kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund.

Prishtina 01 ka 43 pikë pas 15 ndeshjeve në vendin e parë.

Next Post

Gjimshiti me Atalantën në finale të Kupës së Italisë 

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.