Prishtina 01 e ka fituar Kupën e Kosovës në futsall për herë të katërt rresht dhe për herë të pestë gjithsej.
Skuadra kryeqytetase triumfoi të mërkurën mbrëma në finale përballë Liqenit të Drenasit me rezultatin 6:3.
Finalja u zhvillua në Pallatin e Rinisë në praninë e një numri të konsiderueshëm të shikuesve.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 4:3 në të mirë të “bardhekaltërve”.
Sfida ishte interesante edhe në pjesën e dytë, por u mbyll me fitore të skuadrës që drejtohet nga trajneri Haki Ahmeti.
Prishtina 01 tani është vetëm një trofe larg për ta barazuar Feniksin e Drenasit, ekip i cili e ka shuar aktivitetin. Feniksi i pati fituar gjashtë Kupa.
Me tre trofe të Kupës së Kosovës është Liburni i Gjakovës, skuadër që po ashtu ka shuar aktivitetin.