Tuesday, 24. February 2026
Sport

Prishtina angazhon qendër amerikane

GS 24/02/2026 1 Min. Lesezeit

Drejtuesit e klubit të basketbollit Sigal Prishtina të martën mbajtën konferencë për media ku ndër të tjera u ankuan se nuk kanë buxhet. Por në mbrëmje prezantuan edhe një basketbollist amerikan.

Bëhet fjalë për Dericko Williams, i cili së fundi luajti në Portugali për Clube Atletico Queluz.

“Kemi arritur marrëveshje ne basketbollistin Dericko Williams. I urojmë mirëseardhje dhe suksese me fanellën bardhekaltër”, shkruan në njoftimin e klubit bardhekaltër.

Amerikani luan qendër dhe në këtë pozitë zëvendëson Kelby Kramerin.

Teilen: