Thursday, 12. March 2026
Sport

Prishtina ankohet në vendimin e KD-së

GS 12/03/2026 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Prishtinës ka deponuar ankesë ndaj vendimit të Komisionit Disiplinor dhe të Etikës pranë Federatës së Futbollit të Kosovës.

Prishtina është dënuar që ti luajë dy ndeshje në shtëpi pa praninë e tifozëve nga ky komision, i cili shqiptoi vendimin pas ndeshjes ndaj Dritës.

Prishtina këtë dënim e ka marrë për ndeshjen e xhiros së 22-të kundër Dritës, në të cilën barazoi 1:1 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Megjithatë, Prishtina dënimin me dy ndeshje pa shikues, e ka vlerësuar si të rëndë dhe tashmë ka deponuar ankesën për zbutjen e tij.

“Klubi ynë ka deponuar ankesën/kërkesën për zbutjen e këtij dënimi dhe shpreson në një përgjigje pozitive nga organet kompetente pranë FFK-së”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

Ndeshjen e radhës, Prishtina e luan të shtunën kundër Prishtinës së Re, duel që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe atë pa praninë e tifozëve.

Kjo përballje i takon xhiros së 24-të në Superligën e Kosovës në futboll dhe nis nga ora 13:00.

Teilen: