Friday, 10. April 2026
Sport

Prishtina barazon me Rigan në Champions

GS 24/11/2025 1 Min. Lesezeit

Kampionia e Kosovës në futbollin e sallës, Prishtina 01, e ka mbyllur baras 3:3 ndeshjen e parë të fazës nokaut të Ligës së Kampionëve kundër skuadrës nga Letonia, Riga Futsal Club.

Ndeshja e parë e 1/8 së finales së Championsit në futsall u zhvillua në Prishtinë.

Dy golat e parë për Prishtinën 01 i shënoi Drilon Maxharraj, ndërsa golin e tretë e realizoi Ramadan Alaj.

Ndeshja kthyese luhet në Riga të Letonisë më 5 dhjetor.

Nëse “bardhekaltrit” e kalojnë kundërshtarin letonez, në çerekfinale do të luanin me fituesin e ndeshjes Hit Kyiv të Ukrainës dhe Palma Futsal të Spanjës. Palma Futsal është fituese në fuqi e Championsit.

Turneu final do të organizohet në Pesaro të Italisë, nga 8 deri më 10 maj.

Prishtina 01 në fazën nokaut të Championsit në futsall u kualifikua nga vendi i tretë i Grupit 4 të “Main Round”.

Teilen: