• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Prishtina ‘blindon’ vendin e tretë, mposht Vëllaznimin

06/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sigal Prishtina ka shënuar fitore në Gjakovë ndaj Vëllaznimit me rezultat 73:94 (27:18, 12:26, 24:27, 10:23), në javën e 28-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

 

Vendasit e nisën për mrekulli ndeshjen, duke pasur epërsi deri në 14 pikë epërsi, 27:13, derisa me pesë pikë radhazi nga mysafirët, kjo pjesë përfundoi 27:18. Prishtinasit vazhduan me lojë të mirë në periudhën e dytë, ku ishin bindshëm më të mirë për të bërë përmbysjen dhe për të shkuar në pushim me rezultat 39:44.

Edhe në periodën e tretë, prishtinasit për një nuancë ishin më të mirë, 24:27, ndërsa shifrat pas 30 minutash ishin 63:71. Në dhjetë minutat e fundit vetëm sa konfirmuan fitoren, për të triumfuar me rezultat 73:94.

Më i miri te vendasit ishte Jericole Hellems me 24 pikë e pesë kërcime, derisa te mysafirët Rashid Mahalbasiq me dhjetë pikë e 12 kërcime.

Vëllaznimi ka 13 fitore e 15 humbje në garat e rregullta, duke përfunduar në pozitën e gjashtë, derisa Sigal Prishtina e treta me 17 fitore e 11 humbje.

Next Post

Bledar Hodo: Unë kam besim tek këta çuna

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.