• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Prishtina dërgohet në disiplinore

24/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka marrë vendim për të ndëshkuar FC “Prishtina” për shkelje të rënda në organizimin e ndeshjes kundër FC Drita, e zhvilluar së fundmi në kuadër të elitës së futbollit të Kosovës.

Sipas raportit zyrtar të delegatit të ndeshjes, xhirimeve televizive dhe fotove të siguruara, është evidentuar se tifozët vendas, “Plisat”, kanë hedhur mjete piroteknike (plasëse) në disa momente të ndryshme gjatë ndeshjes – konkretisht në minutat 32, 37, 38, 40 dhe 51.

Sipas të dhënave, rreth 30 mjete të tilla janë hedhur pas portës, ndërsa dy flakadanë janë hedhur direkt në fushën e lojës, në zonën e 5-metërshit, duke shkaktuar dëmtim të terrenit të lojës.

Ky veprim përbën shkelje të rëndë të rregullores disiplinore, duke cenuar sigurinë në stadium dhe rrjedhën normale të takimit sportiv. Komisioni pritet të marrë masa ndëshkuese ndaj klubit FC Prishtina për “lëshim në organizimin e ndeshjes” dhe moskontrollimin e sjelljes së tifozëve të vet.

Mbetet të shihet se çfarë mase konkrete do të merret nga organet përkatëse të FFK-së në ditët në vijim.

Next Post

Dokumentari “4 Çerekët”, rrëfimi për historinë e basketbollit të Kosovës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.