Tuesday, 19. May 2026
Sport

Prishtina e Llapi në epërsi, Drita po barazon me Fushë Kosovën pas 45 minutave të parë

GS 11/11/2023 1 Min. Lesezeit

Kanë përfunduar pjesët e para në ndeshjet e Superligës së Kosovës në futboll.

Sot po zhvillohen tri ndeshje në kuadër të xhiros së 19-të, shkruan lajmi.net.

Prishtina e ka nisur furishëm ndaj Lirisë dhe është duke udhëhequr 2:0.

Jalen Blesa zhbllokoi rezultatin në minutën e tretë, kurse Hasan Hyseni dyfishoi epërsinë e mysafirëve.

Në epërsi është edhe Llapi ndaj Feronikelit ’74.

Golin e vetëm në këtë ndeshje deri më tani e ka shënuar Hamdi Namani në minutën e 29-të.

Ndeshja e tretë që është duke u zhvilluar ndërmjet Dritës dhe Fushë Kosovës në pjesën e parë nuk ka pasur gola. /Lajmi.net/

Teilen: