Dy ekipet nga Superliga e Kosovës, Prishtina dhe Malisheva, do të nisin sot garat evropiane, në kuadër të UEFA-së.
Bardhekaltrit nga kryeqyteti zhvillojnë sot ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve për Europa League, duke qenë si fitues të Kupës së Kosovës.
Prishtina luan në Moldavi ndaj ekipit nikoqir Sheriff Tiraspol, në duelin që nis nga ora 19:00, sipas kohës sonë lokale, në “Sheriff Arena” të Tiraspolit. Sheriffi është nënkampion dhe fitues në fuqi i Kupës së Moldavisë.
Ndeshja e kthimit është më 17 korrik në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Prishtina kthehet pas katër vjetësh në gara evropiane. Së fundi, në gara evropiane Prishtina u paraqit në edicionin 2021/2022.
Ndërkohë në kryeqytet, Malisheva si skuadra e rankuar në pozitën e tretë, për të dytin vit rresht merr pjesë në kualifikime të Ligës së Konferencës.
Skuadra e Bekim Isufit, përballë do të ketë ekipin Vikingur Reykyavik nga Islanda, në duelin që nis nga ora 20:15, në “Fadil Vokrri”.