Tuesday, 10. March 2026
Sport

Prishtina e mposht Sheriffin, por eliminohet nga Europa League, vazhdon garën në Ligën e Konferencës

GS 17/07/2025 1 Min. Lesezeit

Paraqitje shumë më e mirë e Prishtinës në ndeshjen e kthimit kundër ekipit moldav, Sheriff Tiraspol, por megjithë fitoren prej 2:1, bardhekaltrit eliminohen në rrethin e parë të Ligës së Evropës.

Ndeshja në “Fadil Vokrri” u mbyll 2:1 në favor të Prishtinës por vendimtare ishte ndeshja në Moldavi javën e kaluar, që dërgoi tutje Sheriffin me rezultat të përgjithshëm 5:2.

Në pjesën e parë nuk pati gola, por në fillim të pjesës së dytë, mysafirët shënuan golin e epërsisë pas një gabimi të mbrojtjes së vendësve.

Prishtina reagoj shpejt me Hamdi Namanin që barazoj rezultatin në 1:1 në minutën e 56-të, para se i riu, talenti 16-vjeçari Rin Ahmeti, të shënonte golin për 2:1, pas 65 minutave lojë.

Epërsia e lartë e golave nga ndeshja e parë ia pamundësoi skuadrës së Arsim Thaqit të realizonte përmbysjen e madhe.

Prishtina vazhdon garën në rrethin e dytë, të Ligës së Konferencës dhe do të përballet me klubin nga Irlanda Veriore, FC Larne.

Ndeshja e parë do të luhet më 24 korrik në Irlandën Veriore.

Teilen: