Sigal Prishtina është mposhtur në ndeshjen e parë të Ligës Ballkanike nga skuadra e Lovqenit.
Ndeshja e zhvilluar në Cetinje të Malit të Zi u mbyll me rezultat 90:83, shkruan lajmi.net.
Çerekun e parë skuadra malazeze e fitoi 29:16, derisa në periudhën e dytë rezultati ishte 51:36.
Prishtina i afroi shifrat në minutat e fundit, por pa ia dalë të bëjë përmbysjen të rezultatit.
Derrick Wilson ishte më i miri te Prishtina me 24 pikë, nëntë kërcime e pesë asistime.Shaheed Davis i kishte 16 pikë e shtatë kërcime. Steven Davis i realizoi 13 pikë e shtatë kërcime.
Prishtina më 12 dhjetor e pret skuadrën e Plevljës. /Lajmi.net/