• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Prishtina e Peja kërkojnë suksesin në BIBL

12/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Humbja nga Vëllaznimi në serinë çerekfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll, ka lënë shije të hidhur te Sigal Prishtina. Por, ekipi nga kryeqyteti përkohësisht e ka larguar fokusin nga basketbolli vendor pasi është i vendosur të ketë sukses në Ligën Ballkanike.

Sigal Prishtina do të jetë pjesë e “Final 4” të Ligës Ballkanike, garë e cila mbahet prej të premtes deri të dielën në qytetin e Limasolit në Qipro.

Sezonin e rregullt të Ligës Ballkanike, Prishtina e ka përfunduar në pozitën e parë kurse në plejof marrin pjesë katër ekipe. Krahas Prishtinës në këtë garë përfundimtare do të paraqiten edhe Peja, AEL-i i Qipros dhe Lovqeni i Malit të Zi.

Në gjysmëfinale të plejofit, Prishtina do të përballet me skuadrën e Lovqenit, ndeshje kjo që zhvillohet të premten prej orës 17:00. Në dy ndeshjet e sezonit të rregullt, si Prishtina ashtu edhe Lovqeni e kanë nga një fitore përball njëra tjetrës.

Lovqeni e pati mposhtur Prishtinën në Mal të Zi me shifrat 90:83, përpara se të pësoj në kryeqytet me rezultatin e thellë 96:65.

Në ndeshjen gjysmëfinale të plejofit, Prishtina vlerësohet favorit përball Lovqenit, i cili sezonin e rregullt e mbylli me katër fitore e po aq humbje.

Po ashtu, Prishtina synon ta fitoj këtë garë për herë të tretë në histori të klubit pas sukseseve në vitin 2014 dhe 2015. Ndërkohë, në gjysmëfinalen tjetër të Ligës Ballkanike, do të përballen Peja me AEL-in, ndeshje kjo që luhet të premten por prej orës 19:30. Peja sezonin e rregullt e ka përfunduar e treta me 13 pikë, sa i ka pasur edhe AEL-i në pozitën e dytë.

Për dallim prej Prishtinës, Peja kërkon finalen e dytë rresht të kësaj gare dhe trofeun e parë në histori të klubit.

Next Post

Juventus “All in” për Zhegrovën, “Zonja e Vjetër” nxjerr dy lojtarë në shitje për të financuar “Dardanin”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.