Monday, 13. April 2026
Sport

Prishtina e Re bëhet me stadium, kryetari i Prishtinës e përuron

GS 08/11/2025 1 Min. Lesezeit

Pasi i morën një pikë Llapit, futbollistët e Prishtinës së Re patën një tjetër arsye për gëzim.

Skuadra nga Hajvalia nisi sezonin pa stadium të vetin në Superligë, por që në sezonin e ri, skuadra pritet t’i zhvillojë ndeshjet në shtëpinë e vet.

Lajmin e ka dhënë Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili së bashku me drejtuesit e klubit dhe ata të FFK-së përuruan stadiumin e ri.

“Përurohet stadiumi i ri në Prishtinën e Re!

Një tjetër projekt që merr jetë.

Hapësirë për sport, për të rinjtë dhe për frymën e bashkimit.

Urime Prishtinës së Re, nuk ndalemi”, ka shkruar Rama në Facebook.

Teilen: