Të mërkurën ka përfunduar xhiro e 11-të e Ligës së Parë të Kosovës në futboll, me nëntë ndeshjet e zhvilluara gjatë ditës.
Rezultatet pothuajse ishin të pritura, me skuadrat vendase që kanë dominuar kryesisht në këtë xhiro, ku befasia e vetme ishte humbja e Besës 1:0 në shtëpi nga Tefik Çanga.
Derbi ndërmjet Trepçës ’89 dhe Dinamos, ka përfunduar me fitoren e ekipit nga Mitrovica 1:0, i cili ia shkaktoi mysafirëve humbjen e dytë rresht në kampionat.
Prishtina e Re triumfoi 3:1 ndaj Lepencit, Liria mposhti 4:0 skuadrën e Kikës kurse Rilindja 1974 fitoi 4:1 nw udhëtim te Suhareka.
Rezultatet tjera të kësaj xhiroje, janë: Vjosa – Mitrovica 2:0, Ferizaj – Trepça 2:0, Vëllaznimi – 2 Korriku 2:0 dhe Istogu – Ramiz Sadiku 1:0.
Prishtina e Re prinë në tabelë me 24 pikë, e ndjekur nga Liria me 23 dhe Rilindja 1974 me 21 pikë të tubuara.