Monday, 18. May 2026
Sport

Prishtina e zyrtarizon trajnerin Arsim Thaqi

GS 06/04/2025 1 Min. Lesezeit

Prishtina e ka zyrtarizuar trajnerin e ri, që do ta udhëheq skuadrën kryeqytetase, pas largimit të Jean-Michel Cavallit.

Ky i fundit, u largua nga klubi bardhekaltër pas problemeve me shëndetin dhe zëvendësues i tij do të jetë Arsim Thaqi.

Thaqi do ta drejtojë skuadrën deri në përfundim të sezonit.

Trajneri i mirënjohur kosovar, gjatë këtij sezoni e kishte udhëhequr Drenicën, nga e cila u shkarkua para disa ditësh.

Më herët në karrierën e tij, Thaqi e kishte udhëhequr edhe Dritën e Suharekën, derisa kjo është periudha e tij e tretë në krye të Prishtinës.

Teilen: