Monday, 19. October 2026
Sport

Prishtina fiton derbin ndaj Ballkanit

GS 19/10/2026 1 Min. Lesezeit

Pas dy barazimeve rresht, Prishtina është kthyer te fitorja në Superligën e Kosovës në futboll.

Të hënën, Prishtina e mposhti Ballkanin në derbin e xhiros së dhjetë, që u luajt në Suharekë.

Prishtina triumfoi 1:0, ndërsa golin e vetëm në këtë përballje e shënoi Rin Ahmeti në minutën e 50-të kurse në 15-të minutat e fundit të ndeshjes luajti me një lojtar më pak pas përjashtimit të Diar Halilit.

Kështu që, Prishtina ka mbetur skuadra e vetme që ende nuk ka pësuar humbje këtë sezon në Superligën pas javës së dhjetë.

Me shtatë fitore e dy barazime në nëntë ndeshje të luajtura, Prishtina ka 23 pikë sikurse Malisheva, skuadra që ndajnë dy pozitat e para në tabelë.

Në anën tjetër, Ballkani regjistroi humbjen e dytë rresht duke mbetur me 13 pikë të grumbulluara.

Ndërkohë, xhiro e dhjetë mbyllet me duelin Dukagjini – Drenica, i cili fillon në orën 18:00 dhe luhet në stadiumin “13 Qershori” në Klinë.

Teilen: