• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Prishtina fiton Kupën e Kosovës, siguron Evropën

22/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Skuadra e Prishtinës ka shpëtuar sezonin e dobët në Superligë, pasi fitoi Kupën e Kosovës në futboll për këtë sezon.

Në finalen e luajtur të enjten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, Prishtina mposhti 1:0 Llapin.

Golin e vetëm, që doli të jetë edhe i fitores, e shënoi mesfushori Albin Krasniqi, i cili realizoi në minutën e 59-të.

Ne këtë sukses, Prishtina ka siguruar pjesëmarrjen në kualifikimet e garave të UEFA-s, ku rikthehet pas tri vjetësh.

Po ashtu, për Prishtinën ky është suksesi i tetë në Kupën e Kosovës, ndërsa Llapi ka fituar dy herë dhe i ka humbur dy finale.

Ndeshja e luajtur bë kryeqytet ishte interesante dhe atmosferë të mirë në tribuna, por Prishtina pati më shumë raste se Llapi.

Në fakt, ishte portieri i Llapit, Marjan Çoriq që disa herë intervenoi për të shpëtuar portën e tij.

Llapi ndeshjen e mbylli me një lojtar më pak, pasi Arbnor Ramadani u përjashtua në minutën e 58-të pas dy kartonëve të verdhë.

Pasi nuk e fitoi Kupën e Kosovës, Llapit i mbetet të siguroj mbijetesën në Superligë.

Aktualisht, është i teti në tabelë, pozitë që siguron barazhin dhe për ta mbajtur atë, patjetër i duhet fitorja këtë vikend në xhiron e fundit.

Prishtina është në pozitën e shtatë dhe falë triumfit në Kupë do të luaj në garat evropiane.

Next Post

Atmosferë madhështore, Prishtina fiton Kupën e Kosovës! Llapi mbetet jashtë Evropës 

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.