Skuadra e Prishtinës ka avancuar në finale të Kupës së Kosovës për herën e dytë rresht.
Në fazën gjysmëfinale të kësaj gare, Prishtina e eliminoi skuadrën e Dritës që e mposhti në ndeshjen e kthimit të luajtur në Gjilan me rezultatin minimal 1:0 Golin e vetëm në këtë përballje e shënoi mesfushori i Dritës, Albert Dabiqaj, i cili shënoi autogol në minutën 111-të.
Në fakt, Prishtinës iu nevojitën dy vazhdimet nga 15-të minuta për të siguruar fitoren dhe kalimin në finale pasi koha e rregullt e takimit përfundoi pa gola, sikurse ndeshja e parë e luajtur para tri javësh në Lipjan. Kështu që, Prishtina e eliminoi Dritën në gjysmëfinale me rezultatin e përgjithshëm 1:0.
Në finale, Prishtina do të përballet me skuadrën e Ballkanit. Prishtina është fituese në fuqi e Kupës së Kosovës, ndërsa Ballkani është kampion në fuqi.