Friday, 27. March 2026
Sport

Prishtina ia huazon Gjilanit portierin Kolaj

GS 03/02/2026 1 Min. Lesezeit

Portieri Agron Kolaj, do të jetë pjesë e skuadrës së Gjilanit për stinorin pranveror të Superligës së Kosovës në futboll.

Kolaj është huazuar nga Prishtina te skuadra e Gjilanit deri në fund të sezonit.

“Sport Club Gjilani dhe FC Prishtina kanë arritur marrëveshje për huazimin e Agron Kolajt. 24 vjeçari vjen nga kryeqyteti si një vlerë e shtuar për ekipin në pjesën e dytë kampionale”, thuhet në njoftimin e Gjilanit, të martën mbrëma.

Kolaj më parë ka mbrojtur edhe ngjyrat e Besës nga Peja, ekip me të cilën debutoi në elitën e futbollit kosovar dhe pas transferimit te Prishtina arriti në shifrën e 54 paraqitjeve zyrtare në kampionat.

“SC Gjilani i uron mirëseardhje Agron Kolajt dhe shpreh besimin se kontributi i tij do të jetë i rëndësishëm për skuadrën në vazhdim të sezonit”, përfundon njoftimi.

Teilen: